Një muze jashtë standardit hapi dyer në Sofje. Në të vizituesit humbasin përfytyrimin për realitetin dhe zhyten në botën e iluzioneve. Në ndryshim nga muzetë konvencionalë, ku eksponatet nuk preken me dorë dhe ruhet një qetësi e plotë, ky vend tërheqës dhe i përmbushur me përjetime krejtësisht e shkatërron konceptin për muze - vizituesit mund të prekin dhe të shikojnë absolutisht që të gjitha sendet, si dhe të fotografohen kudo në hapësirë.
Muzeu i iluzioneve në Sofje është një pjesë nga grupi i muzeve evropianë, krijuar në Lituani. Është i përbërë prej iluzioneve, të cilat janë të lidhura me mashtrime optike dhe me perceptimin e perspektivave. Muzeu ka për qëllim të prezantojë një metodë më të pasur dhe me cilësi të arsimit në mënyrë dëfryese - sqaron Violeta Popova nga ekipi i menaxherëve.
Muzeu është i ndarë në disa salla: salla historike me piktura të ndryshme, salla me iluzione optike, dhomë me një tapet fosfori, në të cilën njerëzit mund të pikturojnë me dritën ose të lenë shenja të gjurmës së hijes së vet mbi mure.
Cili iluzion shkakton interes më të madh?
Varet se kush prej çfarë interesohet dhe nga cili grup i moshës është - përgjigjet Violeta Popova. - Por, zakonisht një interes më të madh shkaktojnë iluzionet, të cilat janë krijuar mbi bazën e shtrembërimit absolut - diçka, e cila është rrënjësisht e ndryshme nga mënyra, në bazë të së cilës njerëzit janë mësuar të pranohen.
Për shembull, burra të gjatë dhe të bëshëm kur qëndrojnë para iluzionit me karrigen dhe i fotografojmë, bëhen si xhuxhë. Kjo tingëllon qesharake, butaforie, por në fakt shkakton tek ata një emocion shumë të pastër të një gëzimi prej fëmijësh, që është një efekt qëllimor.
Edhe një iluzion tjetër i cili thyen imagjinatën, është dhoma e kthyer.
Ajo si dhe 50 eksponatet e tjera, tërheqin si të mëdhenjtë ashtu edhe të vegjlit.
Nuk kemi një grup konkret të shënuar - ve në dukje Violeta Popova. - Më shumë gëzojnë dhe dëfrejnë fëmijët të cilët janë 8-9 vjeç e më shumë, sepse ata në mënyrë më të përzgjedhur mund të studiojnë disa nga eksponatet. Nga kjo, që pamë deri tani, fëmijët e vegjël dëfrejnë shumë, njerëzit e moshuar po kështu, kështu që atmosfera është shumë pozitive, çdo gjë është shumë e natyrshme dhe dëfryese.
Bashkëpunëtorë të muzeut u tregojnë vizituesve për sendet e veçanta dhe iluzionet, por po kështu i ndihmojnë të shikojnë perspektivën e drejtë dhe të qëndrojnë në vendin e caktuar të fotografimit. Për çfarë të përgatiten njerëzit, të cilët do ta vizitojnë Muzeun e Iluzioneve për herë të parë?
Ndjenja individuale e situatës varet nga gjendja personale - thotë Violeta Popova. - Çdo një është i ndryshëm. Njërit do t’i jetë interesante një gjë, kurse tjetrit diçka krejtësisht e ndryshme. Muzeu nuk është standard, ai nuk është diçka, e cila ka për qëllim të nxisë shpirtrat dhe t’i detyrojë njerëzit të bien në ekstazë. Bëhet fjalë për eksperimente fizike, shkencore, të cilët janë prezantuar në bazë të një mënyre shumë interesante. Eksponatet tona nuk janë të pa para dhe të padëgjuara, mbase disa prej njerëzve i kanë takuar në Internet ose në librat shkollorë. Por, fare e ndryshme është të kesh njerëz përreth, të cilët të të fotografojnë, ti të mund të flasësh me ta. Formohet diçka si një dëfrim grupor, i cili nuk ekziston në vende të tjera.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Vera në Bullgari ofron emocione të nxehta jo vetëm për turistët. Muajt qershor dhe korrik lidhen me shumë emocione për të rinjtë që përfundojnë arsimin e mesëm dhe duhet të hedhin hapin e radhës në jetë – përzgjedhjen e një universiteti dhe të së..
Ekipi ynë është në përgatitje intensive për edicionin e tretë radhazi të kontrolleve parandaluese falas në zonën e Prespës së Vogël në Shqipëri, njoftoi Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. “Me shumë përkushtim dhe kujdes po organizojmë këtë nismë, e cila me..
Një aparat unik për kontroll të syve me inteligjencë artificiale (IA) u përdor për herë të parë nga specialistë bullgarë gjatë ekzaminimeve mjekësore falas në fshatin Ostrenin e Madh, në rajonin e Gollobordës në Shqipëri. Kontrollimet u zhvilluan nga..
Greqia mbyll përkohësisht rrugën për migrantët nga Afrika e Veriut Greqia ndalon për 3 muaj shqyrtimin e kërkesave për azil të migrantëve që..
Jana Todorova është guidë turistike dhe mësuese. Që nga viti 2019 është anëtare e Shoqatës së Guidës Turistike në Bullgari, por si guidë punon që nga viti..
Qendra Kulturo-Informative “Bosilegrad”, Shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe Shoqata “Alternativa Kulturore Caribrod” dërguan përmes Ambasadës bullgare në..