Misioni i NATO-së në Irak, në të cilin punojnë dy oficerë bullgarë do të evakuohet përkohësisht në ndonjë shtet fqinj, ndoshta në Kuvajt. Afati i qëndrimit të bullgarëve atje vazhdon akoma dy javë dhe atëherë do të ketë vendim për këtë a do të dërgohen bullgarë të tjerë në vendin e tyre, tha Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Sa i përket kërkesës së Parlamentit të Irakut që të gjitha forcat e NATO-së të tërhiqen nga shteti, Karakaçanovi komentoi se Aleanca tashmë shpalli se për arsye të lidhura me sigurinë e ushtarëve ndalon misionin e vet të stërvitjeve, pjesë prej të cilit janë ushtarët bullgarë. Por pas miratimit të këtij vendimi nga ana e Bagdadit, misioni prej 430 vetash duhet të përfundojë punë në kuadrin e një viti.
Nuk ka rrezik për sigurinë e dy bullgarëve, informoi Ministri dhe shtoi se kontakti me ta është i vazhdueshëm dhe ata sjellin informacion për situatën atje.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..