Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar mori pjesë në inaugurimin e gazsjellësit “Rryma Turke”

Foto: BTA

Para inaugurimit të gazsjellësit “Rryma Turke” Kryeministri bullgar Bojko Borisov bisedoi në Stamboll me presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Serbisë. Borisov informoi liderin Vladimir Putin për përparimin e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Ballkanike” në Bullgari dhe theksoi punën e kryer në segmentet që nga kufiri turk deri në atë serb. Kryeministri e falënderoi mikpritësin Rexhep Erdogan për ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Rrymës Turke” dhe theksoi para Vuçiçit se “Rryma Turke” do të furnizojë gaz natyror nga burime të ndryshme me çmime konkurrente si për Bullgarinë, ashtu dhe për vendet fqinje në Evropën Juglindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD