Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të iniciativës regjionale “Tri dete”

Foto: BTA

Me propozim të Presidentit Rumen Radev  Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të gjashtë të nivelit të lartë të iniciativës regjionale “Tri dete”, e cila bashkon 12 shtete nga BE-ja të dislokuara midis Detit Adriatik, Detit Baltik dhe Detit të Zi dhe është përkrahur nga SHBA-ja. Mikpritja bullgare u shqyrtua në një takim të Rumen Radevit me Ambasadoren Herro Mustafa dhe me delegacionin amerikan, që ka mbërritur në Bullgari në krye me Matthew Boys – zëvendës ndihmës sekretar amerikan. Iniciativa “Tri dete” është krijuar gjatë vitit 2015 dhe ka qëllim të inkurajojë lidhjet e transportit, ato energjetike dhe digjitale në regjion nëpërmjet projekteve të përbashkëta. Në takimet e nivelit të lartë vendi ynë është përfaqësuar nga Presidenti bullgar, me ide të të cilit dhe pas konsultimeve me vendet e tjera – pjesëmarrëse Bullgaria do të jetë mikpritëse e forumit vitin tjetër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD