Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev për shqyrtimin e tensionit në Irak dhe regjion, pjesëmarrësit u bashkuan rreth qëndrimit se ka nevojë për ulje të menjëhershme të tensionit, sepse kriza kërcënon paqen jo vetëm në plan regjional, por dhe në plan global. Këtë pozitë Bullgaria do ta mbrojë në të gjitha nivelet në plan kombëtar dhe ndërkombëtar. Shërbimet e sigurisë u ngarkuan me detyrën ta ndjekin situatën pa ndërprerje dhe t’i analizojnë të gjitha proceset me potencial për gjenerimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme do të mirëmbajë një kapacitet për një kontakt të pandërprerë me shtetasit bullgarë në zonat e tensionit. Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë masa për sigurimin e parrezikshmërisë së ushtarakëve bullgarë që marrin pjesë në misione dhe operacione përtej kufirit. Në rast ndryshimi të gjendjes do të ndërmerren masa suplementare për mbrojtjen e popullsisë dhe të objekteve nga infrastruktura kritike e vendit, vendosën pjesëmarrësit. Në debat morën pjesë Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, Kryeministri Bojko Borisov, ministrat e punëve të jashtme, ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes dhe të financave, shefi i mbrojtjes, udhëheqësit e shërbimeve speciale, si dhe përfaqësues të partive parlamentare. Pas mbledhjes Presidenti Radev u bëri thirrje vendeve që të mos ndërmarrin veprime që çojnë në rritje të tensionit dhe të mirëmbajnë dialog për zgjidhjen paqësore të situatës me mjete diplomatike. SHBA-ja dhe Irani duhet respektojnë edhe Marrëveshjen Bërthamore të Iranit, komentoi gjithashtu Kreu i Shtetit.
Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev siguroi se qeveria e përkohshme do të bëjë gjithçka që të mos ketë praktika që pengojnë drejtësinë e zgjedhjeve. Kryeministri u tha gazetarëve se kabineti po punon për të siguruar një votim të drejtë..
25,9% e bullgarëve që kanë deklaruar se do të votonin në zgjedhjet parlamentare të 9 qershorit kanë thënë se do të votonin për GERB-SDS, 16% për PP-DB, 14% për Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), 13,8% për “Vëzrazhdane”, 9,6%. - për Partinë..
Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një..
Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik..