Jetëgjatësi më të ulët, mbipesha e lartë e fëmijëve, më shumë pirës të duhanit ndër popullsinë dhe shpenzime tepër të larta për ilaçe, ato janë konkluzionet për shëndetësinë bullgare nga Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Observatori Evropian për Sisteme dhe Politika Shëndetësore. Për frymë të popullsisë Bullgaria ka shpenzime më të ulëta për sistemin shëndetësor në BE, por në krahasim me shtetet fqinje, shpenzimet nga produkti i brendshëm bruto janë të larta. Vendi harxhon më se 1300 euro për njeri, gjë që është dy herë më shumë në krahasim me vitin 2005. Kompanitë farmaceutike absorbojnë 43 për qind nga mjetet publike shëndetësore. 34 për qind janë për mjekim spitalor. Shumë pak para parashikohen për parandalim, theksojnë ekspertët.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..