Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turqia, Bullgaria, Rumania janë partnere të çmueshme për NATO-në

Jens Stoltenberg
Foto: EPA/BGNES

NATO-ja e konsideron Detin e Zi një regjion strategjik për veten dhe ka ndërmend të zgjerojë praninë e vet në të. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtypin me kryeministrin rumun Ljudovik Orban. “Deti i Zi është me rëndësi strategjike për NATO-në. Aleanca ka ndërmend të vazhdojë të forcojë praninë e vet në këtë regjion”, shtoi ai. “Tri shtetet në NATO, të cilat kufizojnë me Detin e Zi – Turqia,  Bullgaria, Rumania, dhe dy shtetet e tjera në rajon – Gjeorgjia dhe Ukraina janë partnere të rëndësishëm të NATO-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD