Jeta kulturore e Sofjes prej disa javëve e këtej vë theks mbi piktoren Lika Janko. Krahas me krijimet e saj më të njohura, ekspozitat në galeritë “Loran “ dhe “Kontrast” përfshijnë vepra të pa prezantuara deri tani. Galeria Kombëtare “Kuadrat 500” tregon deri më 9 shkurt 2020 piktura të saj pak të njohura, duke përdorur teknologjitë multimediale dhe efektet e ndriçimit të posaçëm. Pjesë e këtyre ngjarjeve është premiera e librit “Lika Janko. Komunikimi me sakralen” të specialistit të artit Krasimir Iliev, sipas të cilit “ka ardhur koha të mësojmë më shumë për këtë krijuese”. Ky është libri i dytë, i cili i kushtohet piktores, pas monografisë së profesorit Dimitër Avramov.
“Sa më shumë që shkruhet për një autor, kaq shumë këndvështrime të ndryshme kemi në lidhje me krijimtarinë e tij – sqaron Ilievi. Studimi i profesorit Avramov pa dyshim që është shumë i vlefshëm, por ai nuk i rendit krijimet në bazë të kronologjisë, gjë e cila është e rëndësishme, që të mund të kuptohet zhvillimi i saj si piktore. Profesori Avramov e ka njohur personalisht Lika Jankon dhe ka pasur pika më të shumta afruese me të. Në studimin e tij ai shkruan se ajo hyn në Akademinë e Arteve Figurative gjatë vitit 1946, por faktikisht viti është 1945. Ky dallim është me rëndësi, sepse bëhet fjalë për një periudhë shumë dramatike në artin bullgar të pikturimit. Atëherë dhe profesorët dhe studentët i janë të nënshtruar presionit ideologjik, që të riformatojnë kreativitetin e tyre sipas rregullave të realizmit socialist. Në këtë sfond janë dalluar ata, të cilët i rezistuan presionit ideologjik”.
Evangjelia Grabova , ose Lika Janko siç është e njohur, është vajzë e imigrantëve të ardhur nga Shqipëria. Për studiuesin e krijimtarisë së saj Krasimir Iliev “prejardhja shqiptare për të ishte një farë mburoje, e cila e ka ndihmuar të mbrojë tiparet kaq karakteristike të artit të saj dhe të drejtën të jetë e pavarur”. Më shumë se 10 vjet ai e ka studiuar krijimtarinë e saj. Ajo është dhe pjesë e projektit të tij studimor “Format e rezistencës” gjatë vitit 2016, kushtuar piktorëve të cilët nuk iu nënshtruan kritereve estetike të imponuara nga regjimi në periudhën 1944-1989.
Sipas Krasimir Ilievit, krijimtaria e Lika Jankos vështirë mund të ndahet në etapa, sepse ajo vetë është eksperimentuese që nga vitet e saj më të hershme të krijimtarisë dhe vazhdimisht ka kërkuar rolin e saj. Aty deri në vitet 60 të shekullit të XIX-të akoma është një piktore e paformuar dhe rikrijon atë të cilën e shikojnë sytë e saj. Drejtimin e krijimtarisë së saj e kanë përcaktuar udhëtimet e saj në malet e Rodopev dhe në qytetin Sozopoll, ku ajo ka krijuar kryesisht peizazhe. Gjatë vitit 1964 fillon periudha e saj abstrakte dhe shumëngjyrëshe, me kolazhe dhe me ashtuquajturin “ansamblim” me sende të gjetura fare rastësisht – burma, tela, susta, rondele, të cilat ivendosmbi kanavacë. Si ish-nxënëse e kolegjit francez “Shën Josif” në Sofje, Lika Janko ka pasur mundësi të përdorë bibliotekën e Aleancës Franceze, dhe të ndjekë atë e cila rastis në Evropë dhe në botë sa i përket krijimtarisë dhe eksperimenteve, duke përfshirë dhe tendencat në impresionizmin amerikan. Në këtë periudhë krijimtaria e saj është nën ndikimin e artit evropian dhe amerikan. “Deri në vitin 1967, kur është organizuar ekspozita e saj e parë vetjake, ajo akoma ka qenë në etapën e kërkimeve dhe të formimit të imazhit të saj krijues. Kur ekspozita është mbyllur paraprakisht në ditën e 7 pas inaugurimit, Lika Janko sikurse u çlirua nga të gjitha normat dhe ndikimet dhe nisi rrugën e vet, në të cilën u nda me të dukshmen dhe filloi të pikturojë botën e imagjinatës, në qoftë se mund të quhet kështu bota, të cilën e krijon zemra dhe shpirti i saj” – sqaron Krasimir Iliev:
“Piktorët bullgarë janë të edukuar se kanavaca duhet të plotësohet dhe nuk duhet të lihet asnjë vend boshë në pëlhurën e bardhë. Lika Janko bën pikërisht të kundërtën – mbi bezen e bardhë ajo vendos shtresa të bardha prej gjipsi dhe bën kolazhe. E lë pas dore pikturën dhe fillon të bëjë jo vetëm përvijimet, por bile e pikturon emrin e vet me litar, sikurse do që të thotë “Ju u munduat të më lidhni, por unë do t’ju tregoj sesa e zgjidhur jam”. Në fillim të viteve të 70-të litari pasur një rol lirues për të. Përmes krijimeve të veta, të cilat nuk u nënshtrohen tendencave dhe normave të përgjithshme në artin e pikturimit, ajo deklaron se e ndjek rrugën e saj, e cila është krejtësisht e ndryshme nga ajo e krijuesve të tjerë. Mbi bezen e bardhë ajo ngjit gurrëza, midhje, pjesëza qelqi, rruaza dhe gjëra të llojllojshme, të cilat i pëlqejnë dhe kështu formon krijimin e vet, jo me ndihmën e furçës, por përmes kolazhit. Ajo tanimë ka zgjedhur rrugën e vet, e cila është shumë larg nga ajo të cilën e shikojnë sytë. Ajo emocionohet nga tema të lidhura me krijimin e botës, me praninë e së padukshmes, të hyjnores në mendimet e njerëzve. Ajo i interpreton historitë në një mënyrë e cila është vetëm dhe personalisht e saj”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Krasimir Iliev, wikipedia.org, sofia-art-galleries.comPër vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..