Bullgaria bëri thirrje për qetësim të tensionit në Lindjen e Mesme, për ruajtjen e koalicionit kundër ISIS-it dhe për një mision stërvitës të NATO-s në Irak. Këtë e tha në Bruksel Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva para mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të BE-së. Do të jetë shumë keq në qoftë se këto forca tërhiqen, sepse kjo do të çojë shumë shpejt në kaos dhe në rimëkëmbjen e ISIS-it, duke i bërë përpjekjet dhe viktimat e komunitetit ndërkombëtar pa kuptim. Zaharieva përkrahu politikën e Gjermanisë për stabilizimin e Libisë, sepse shumica e xhihadistëve të ISIS-it i drejtohen Libisë dhe nga atje nisen refugjatë për në Evropë. Sipas diplomates së parë bullgare ka të ngjarë që BE-ja të bëhet ndërmjetës për zgjidhjen e debateve mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..