Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregtia e Bullgarisë me vendet e BE-së po zgjerohet

Foto: arkiv

Instituti Kombëtar Statistikor njofton, se në periudhën janar – tetor të vitit 2019 eksporti i Bullgarisë për në BE-në arriti 16 710 milion euro, duke shënuar rritje me 3.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Importuesit kryesorë të mallrave bullgare ishin Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formuan 66.2 për qind nga eksporti. Në të njëjtën kohë importi i Bullgarisë u rrit me 2.6 për qind deri në 17 442 milion euro. Më e lartë është vlera e mallrave të importuara nga Gjermania, Italia, Rumania, Greqia dhe Spanja. Saldoja e tregtisë së jashtme të vendit me BE-në për këtë periudhë është negative në përmasë 732 milion euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD