Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas krizës me ujin shteti krijon “Holding Ujësjellës-Kanalizimeve”

Ministrja Petja Avramova
Foto: arkiv

Shteti themelon “Holding Ujësjellës-Kanalizimeve” ShA. Në të do të marrin pjesë të gjitha shoqëritë furnizuese të ujit në vend. Holdingu do të jetë pronë e shtetit me kapital prej mbi 511 milionë euro, vuri në dukje Ministrja e zhvillimit regjional Petja Avramova.

Kapitali do të formohet përmes kontributit në të holla nga ana e  shtetit. Sipas zonjës Avramova Holdingu do të mund të sigurojë një model të qëndrueshëm për financimin e sistemit të furnizimit të ujit të pijshëm.

Kryeministri Bojko Borisov kërkoi garanci, se uji i pijshëm nga liqenet artificiale nuk do të shkojë me prioritet për prodhimin e energjisë elektrike. Deri në themelimin e holdingut u arrit pas krizës së rëndë me mungesën e ujit në qytetin Pernik i cili ndodhet fare afër kryeqytetit Sofje dhe është me popullsi 122,5 mijë veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD