Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

134 mijë fëmijë bullgarë jetojnë në shtete të tjera të BE-së

Foto: EPA/BGNES

6,9 miliona fëmijë, apo 7% prej të gjithë fëmijëve në BE nuk jetojnë në vendet e lindjes së tyre, tregon studimi i Qendrës së njohurive në fushën e migracionit dhe demografisë pranë komisionit Evropian.

Vendin e parë e zë Rumania me pothuaj 600 mijë fëmijë me prejardhje rumune, të cilët jetojnë në vende të tjera të BE-së. Në vend të dytë është Polonia me 240 mijë fëmijë. Pastaj vjen Bullgaria: pak mbi 134 mijë fëmijë me prejardhje bullgare jetojnë në vende të tjera të Bashkësisë.

Tri shtetet me popullsi më të madhe  në BE – Franca, Gjermania dhe Italia zënë përkatësisht vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë në këtë listë.

Në Bullgari jetojnë 10 300 fëmijë me prejardhje nga vende jashtë Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD