Koalicioni në pushtet nuk mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Presidenti Rumen Radev për legjislacionin zgjedhor. Në takim morën pjesë deputetë nga Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, përfaqësues të drejtorisë “Regjistrimi Civil dhe Shërbimi administrativ” dhe të Agjencisë për Qeverisje Elektronike.
Presidenti tha se përmirësimi i legjislacionit zgjedhor duhet të fillojë sa më shpejtë, në mënyrë që të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme (të vitit 2021) të kemi rregulla të qarta.
Kuvendi është vendi për diskutimin e rregullave për zhvillimin e zgjedhjeve. Kështu nga partia në pushtet GERB shpjeguan faktin se në këtë diskutim nuk kishte përfaqësues të saj.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..