Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Westinghouse do të modernizojë centralin atomik “Kozloduy”

Foto: BGNES

Kompania amerikane Westinghouse Electric Company nënshkroi marrëveshje për modernizimin e centralit atomik elektrik “Kozloduy”.

Westinghouse bëri të ditur se pas punës së saj mbi sistemet e informacionit dhe të kontrollit të blloqeve të 5-të dhe të 6-të të centralit bërthamor, ato do të punojnë  sipas standardeve më të reja të paktën akoma 30 vjet – d.m.th. deri më 2049. Kjo do të sigurojë konkurrueshmëri më të madhe dhe efikasitet në mënyrën e punës së reaktorëve.

Digjitalizimi dhe modernizimi i pajisjes bërthamore është një element kyç prej operacioneve afatgjata të klientit tonë dhe prandaj është prioritet strategjik për Westinghouse, tha presidenti i kompanisë për Evropë Tarik Choho.

Ai kujtoi se me centralin atomik “Kozloduy” Westinghouse punon tashmë 15 vjet. Vlera e marrëveshjes së saponënshkruar është 32 miliona euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Burgasi

Parashikimi i motit për 12 dhjetorin

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..

botuar më 24-12-11 7.40.MD

Minatorët po protestojnë kundër vendosjes së taksës 15% për pasuritë e nëndheshme

Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..

botuar më 24-12-11 2.49.MD

Shoqata e Kapitalit Industrial kërkon rishkrimin e buxhetit të vitit 2025

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..

botuar më 24-12-11 12.11.MD