Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari nga janari deri në nëntor 2019 janë 3,6 mlrd. euro, informoi Banka Popullore Bullgare. Pavarësisht nga vështirësitë kjo është një rritje minimale prej 0,02% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 kur të ardhurat nga turizmi bullgar arritën kulmin e tyre, komentojnë nga Ministria e Turizmit.
Vetëm për nëntorin 2019 të ardhurat nga turistët e huaj janë mbi 153 miliona euro. Rritja në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2018 është 6,7%. Gjatë nëntorit është regjistruar dhe rritje e numrit të turistëve nga jashtë për 7,5% dhe numri i tyre ka qenë 442 178 veta.
Gjithsej nga janari deri në nëntor 2019 në Bullgari janë regjistruar 8 832 405vizita të të huajve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..