Tajbe Jusein në mundje dhe bialtlonisti Vlladimir Iliev janë sportistët numër një të Bullgarisë për vitin 2019 në edicionin e pestë të “Natës së kampionëve – ceremonia e dorëzimit të dekoratave të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Lotos Sportive Bullgare.
Jusein fitoi vendin e parë në Kampionatin Evropian të Mundjes dhe medaljen e artë të Kampionatit Botëror në kategori deri më 62 kilogramë. Iliev fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Biatlonit – një majë e paarritur më parë nga ndonjë skiator tjerët bullgar.
Ishin dorëzuar dhe dy dekorata në kategorinë Trajner Nr. 1 – për udhëheqësen e ansamblit kombëtar të gjimnastikës ritmike Vesella Dimitrova dhe për trajnerin e skuadrës kombëtare të peshëngritjes Ivan Ivanov.
Sipas organizatorëve skuadra e vitit është ansambli i gjimnastikës ritmike.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..