Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov në Davos në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror.
Të dy diskutuan presidencën e përbashkët të “Procesit të Berlinit” gjatë vitit 2020.
Borisovi shprehu pritjen se puna e Komisionit të përbashkët për çështjet historike ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe nuk do të ndikohet nga koniunktura politike dhe situata e tensionuar para zgjedhjeve në fqinjën tonë perëndimore.
Kryeministri bullgar akoma një herë pohoi përkrahjen e Sofjes për nisjen e negociatave për aderim të Republikës së Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..