Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursila von der Leyen. Borisovi përshëndeti planin e Bashkimit Evropian që deri në vitin 2050 bashkësia të bëhet teknologjikisht neutrale sa i përket ndotjes së mjedisit.
“Pakti i Gjelbër” është një sfidë e madhe sepse kërkon shumë investime – mbi 1 trilionë euro. Por në të njëjtën kohë është një mundësi e shkëlqyer për Evropën që të tregojë se vë në vend të parë shëndetin e qytetarëve të vet dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshme, tha Borisovi”. Suksesi i luftës kundër ndryshimeve klimatike mund të sigurohet vetëm në se nismat marrin përkrahjen e të gjitha shteteve, sidomos të atyre që kanë emetime të larta të gazeve me efekt serrë, nënvizoi Kryeministri bullgar.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..