Vendimi i Komisionit Evropian (KE) për të mbyllur parakohshëm blloqet 3 dhe 4 të centralit të vetëm bërthamor në Bullgari “Kozlloduj” ishte një “vlerësim shumë i gabuar”. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) një javë para tërheqjes zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja eurodeputeti britanik Geoffrey Van Orden nga grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropianë. Ai ishte gjithashtu raportuesi për Bullgarinë para aderimit të saj në Bashkësi. “Unë zhvillova një betejë shumë të rëndë për “Kozlloduj”, që të ruaj blloqet 3 dhe 4. U harxhuan shumë mjete për përmirësimin e sigurimit të tyre dhe nuk kishte shkaqe që jeta e tyre të mos zgjatej me akoma 20-30 vjet. Bullgaria ishte eksportuese neto e energjisë elektrike, ndërsa pas kësaj pothuajse u shndërrua në importuese. Pikërisht në kohën kur bënim përpjekje për ta stimuluar ekonominë, nuk mendoj se mbyllja e dy furnizuesve kryesorë të vendit ishte në ndihmë të këtij qëllimi”, vuri në dukje Geoffrey Van Orden.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..