Shumica e të rinjve bullgarë, të cilët janë duke mbaruar arsimin e tyre të mesëm, nuk duan të punojnë në sferën e prodhimit. Ata preferojnë të realizohen në fushën e shërbimeve. Profesionet e preferuara nga ata janë ato të automekanikut, floktarit, policit dhe kuzhinierit, por nuk përmenden profesionet e financierit, shkencëtarit-eksplorues ose të sipërmarrësit. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit botëror PISA, që u zhvillua për Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në vitin 2018. Nuk mund të shpjegohet se pse bullgarët e rinj kanë zgjedhur pikërisht profesione të tilla. Ndryshimet e mëdha në tregun e punës dhe profesionet e reja pothuajse nuk i bëjnë përshtypje rinisë bullgare. Ka vetëm një përjashtim – çdo një djalë i gjashtë në Bullgari ka dëshirë të merret me IT teknologji, por kjo nuk u përket vajzave.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..