Mbi 30 janë viktimat e tërmetit në Turqi
Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm në Turqinë Lindore, që lëkundi fqinjën tonë Lindore më 24 janar, arriti 45. Lëkundja më e fortë me magnitudë 6,8 ballë të Rihterit ishte me epiqendër në provincën Elazig, në qytezën detare Sivrice. Veprimet shpëtuese e ndihmuese po vazhdojnë. Në Elazig dhe në Malatia mbi 80 godina janë rrëzuar tërësisht, të paktën 645 kanë dëme serioze. Presidenti Rexhep Taip Erdogan premtoi se shteti do të bëjë çmos për të siguruar strehim për të gjithë njerëzit e prekur nga fatkeqësia.
SHBA-ja u ndërhy në dialogun Serbi-Kosovë
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, i cili është dhe ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Pas arritjes së marrëveshjes me Lufthansa për linjën ajrore mes Serbisë dhe Kosovës, Grenell nënvizoi se si rezultat i vizitave do të hapet dhe transporti hekurudhor mes Beogradit dhe Mitrovicës. Grenelli kërkoi nga Prishtina tërheqjen e menjëhershme të vendimit për taksën 100% mbi mallrat serbe me qëllim që të zhvillohet tregtia e lirë. Në Beograd i dërguari i Trumpit me ton të ashpër ka kërkuar nga Serbia që të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës. Përgjigja e Serbisë ka qenë se në se Kosova vendos të heqë dorë nga taksa, atëherë Beogradi do t’i ngrijë përkohësisht veprimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, por kurrë nuk do ta njohë fqinjën e vet të re.
Maqedonia e Veriut kërkon ndalim për importin e plehrave nga Bullgaria
Shoqata e qytetarëve “02 Nisma” kërkoi ndalimin e plotë të importit të të gjitha llojeve të mbetjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilat përdoren për djegie në termocentralin e Manastirit. Drejtori i depos më të madhe për plehra afër Shkupit “Drisla” Goran Angelov ishte shkarkuar nga posti i tij. Bashkë me dy shtetas italianë, ai është importues i plehrave në Bullgari, sasi të mëdha prej të cilave ishin gjetur në portet e qyteteve Varna dhe Burgas. Sipas Angelovit mbetjet në fjalë janë importuar për përdorim në termocentralin bullgar “Bobov doll”, por Prokuroria bullgare pohon se ato janë destinuar për një uzinë në qytetin Pleven (Bullgari Veriore). Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2014 nga Bullgaria në Maqedoni janë eksportuar 7.4 mln. tonë plehra. Sasi më të vogla janë importuar në fqinjën tonë perëndimore nga Serbia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetëm gjatë vitit 2019 në Maqedoninë e Veriut janë importuar 2 mln. tonë mbetje.
Është rritur nota e kredisë e Greqisë
Ministri grek i financave Htistos Stajkuras pohoi se është rritur nota për aftësinë kreditore të Athinës. Pas 10 vjetësh të krizës ekonomike, qëndrueshmëria politike dhe politika e ashpër fiskale kanë dhënë rezultat dhe mundësi për hyrjen e investimeve të mëdha dhe për lëvizje të lirë të kapitaleve, komentojnë nga qeveria. Tashmë mund të ulet vlera e kontributeve të punëdhënësve – diçka që do të ndihmojë uljen e papunësisë. Qeveria konservatore hoqi dorë nga pakësimi i pagës minimale dhe po fillon një politikë të re të mbështetjes së të ardhurave të klasës së mesme, komentojnë ekspertët. Në bazë të rritjes së notës së kredisë ulet “teksa e solidaritetit”, të cilën e paguajnë mbi 2 milionë grekë, kurse që nga viti 2021 kjo taksë do të hiqet.
Rumania dhe Ukraina diskutojnë për historinë e Bukovinës
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi në lidhje me Ditën e Unitetit të Ukrainës se Bukovina Veriore është okupuar nga Rumania në vitin 1919. Sa i përket këtij pohimi Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë kërkoi shpjegime nga ana e Kievit dhe shprehu befasi nga interpretimi i gabuar i historisë. Ambasadori i Ukrainës në Rumani kërkoi falje duke shpjeguar se bëhet fjalë për gabim në përkthim. Lideri ukrainas ka folur për ngjarjet para 100 vjetëve, duke theksuar se “territori i madh Galicia është okupuar nga ushtria polake, Bukovina Veriore – nga rumunët, Zakarpatia hyn në territorin e Çekosllovakisë.” Sipas diplomatit ukrainas keqkuptimi vjen nga kjo se në tekstin anglez “është zënë” është zëvendësuar me “është okupuar” .
„Kanali i Stambollit” kërcënon të ardhmen e Konventës Montreaux
Projekti për ndërtimin e “Kanalit të Stambollit”, i cili sipas projekteve do të jetë një alternativë e Bosforit, e vë në dyshim Konventën Montreaux për Detin e Zi, komenton Agjencia “Bloomberg”. Konventa nga viti 1936 garanton kalimin e lirë dhe falas të anijeve tregtare përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve. Për të qenë fitimprurëse rruga alternative detare, Turqia do të duhet të vendosë taksa për përdorimin e Bosforit. Por kjo nuk mund të bëhet pa ndryshime në Konventën Montreaux për Detin e Zi. Për një ndryshim të tillë ka nevojë për bashkërendimin e pozitave të shteteve, të cilat janë palat e kësaj konvente. Rusia, Bullgaria, Rumania, SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia, Greqia, Japonia dhe vendet-trashëgimtare të Jugosllavisë vështirë do të miratojnë një ndryshim të tillë, sepse kjo do të çojë në ndryshime edhe në klauzolat ushtarake të dokumentit, komentojnë ekspertët.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..