Anije maunë ukrainase ngeci për shkak të niveleve të ulëta të ujit në rajonin e kilometrit 564 të lumit Danub pranë qytetit bullgar Belene. Anija bllokoi lundrimin dhe 15 anije të tjera ishin të detyruar të mbeten në afërsi të qytetit Belene. Autoritetet bullgare shpallën se kapiteni i anijes ukrainase do të gjobohet për mosrespektim të kufizimeve për thellësi. Danubi është një rrugë e rëndësishme ujore për transportimin e produkteve të naftës, për eksport të drithërave nga Evropa Lindore drejt asaj perëndimore. Agjencia Ekzekutive e Administrimit Detar njoftoi, se nuk është e qartë kur lundrimi në Danub do të rimëkëmbet.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..