Qeveria alokon 15 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit për inkurajimin e turizmit të organizuar në vendin tonë. Fokusi është mbi stinën verore turistike nga qershori deri në fund të muajit shtator, me qenë se analizat në sektor tregojnë se vizitat e organizuara turistike realizojnë më shumë të ardhura dhe më shumë fjetje nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi.
“Porosia është me kërkesa dhe kritere të rritura financiare ndaj pjesëmarrësve. Shkaku është se do të paguhen 15% paraprakisht kurse 85% do të jepen pas vërtetimit të rezultatit” - këtë e tha ministrja e resorit Nikolina Angjellkova gjatë kohës së konferencës me pjesëmarrjen e organizatave të biznesit dhe të industrisë.
"Për krahasim që nga viti 2015 deri tani turistët, të cilët mbërrijnë në mënyrë të organizuar përmes operatorëve turistikë në Bullgari, si përqindje janë pakësuar dyfish, më në veçanti nga tregu “Rusi”. Procedura është e ndarë midis 4 tregjeve bazë në Evropën Perëndimore dhe Qendrore që të matim 4 rezultate konkrete nga kjo. Që të jemi të sigurt se paratë do të shpenzohen në mënyrë efektive, do të paguhet vetëm po të arrihet numri konkret i deklaruar i turistëve nga këto tregje, të cilët do të vizitojnë vendin tonë për një turizëm veror. Një kusht tjetër është që turistët tëqëndrojnë në vendet e regjistruara për strehim në sistemin ESTI. Na siguruan se në qoftë se rezultatet të cilat i kemi parashikuar në këtë procedure arrihen do të mund të mbështetemi përherë tek mekanizmi financiar i propozuar prej nesh, përfshi dhe me një buxhet më të madh. Kjo do të ndihmojë mjaft sektorin në vendin tonë."
Përfaqësuesit e biznesit u bashkuan rreth mendimit se kjo iniciativë është sukses për të gjithë degën turistike, sepse përmes saj shteti bullgar do të kryejë fushata të synuara të marketingut dhe shitje direkt të paketave turistike. E përgjithshme është përshtypja se Turqia dhe Greqia livrojnë një buxhet të madh për reklamë, financojnë fluturime çarter. Nga kjo pikëpamje duhet të mendohet sesi të stimulohet biznesi bullgar, duke pasur parasysh konkurrencën e jashtme.
"Ky veprim tregon se Ministria e Turizmit fillon t’i trajtojë këto para në bazë të mënyrës evropiane, jam i bindur se efekti do të jetë pozitiv dhe me me të paktën 10% do të shtohet fluksi turistik deri në fund të vitit 2020" - deklaroi Krasimir Stanev - drejtor ekzekutiv i vendpushimit “Allbena “ dhe shtoi:
"As me lehtësi, as me vështirësi fillon stina jonë për vitin 2020, por jam i bindur se me këtë hap, të cilin e bën Ministria e Turizmit, efekti do të jetë shumë i mirë në final. Unë, pavarësisht se kam qenë gjatë gjithë jetës në sektor, nuk mbaj mend një hap të tillë deri tani. Efektin pozitiv do ta ndiejmë që të gjithë ne, akoma në fund të vitit."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..