Kohët e fundit të panjohurat rreth fatit të termocentraleve me qymyre dhe fati jo i qartë i centralit të dytë bërthamor të planifikuar në Bullgari sikurse u hodhën hije problemeve rreth burimeve rinovuese energjetike. Kurse ato po bëhen gjithnjë e më aktuale në sfondin e pothuajse të gjitha ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva paralajmëroi se “Bullgaria nuk duhet të mbetet prapa politikave të gjelbra, sepse ekonomia e ulët e karbonit do t’u japë një shtytje të re investimeve dhe do ta ndihmojë krijimin e vendeve të reja të punës”.
Kurse rrezik nga një vonim i tillë ka, pavarësisht nga rezultatet e mira të deritanishme në fushën e burimeve rinovuese të energjisë dhe të pjesës së tyre në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Bullgaria disponon 701 MW kapacitet të instaluar me burim primar energjie - erën, 1043 MW - nga dielli, 3204 MW - nga uji dhe 78 MW - nga biomasa.
Sipas Eurostatit Bullgaria është një nga 12 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë arritur qëllimet e veta për burimet rinovuese të energjisë. Gjatë një konsumi mesatar bruto prej 18% në Bashkimin Evropian, pjesa e këtyre burimeve në Bullgari gjatë vitit 2018 është 20,5% nga energjia e përgjithshme e konsumuar, që është mbi nivelin prej 18,7% të arritur gjatë vitit 2017 dhe larg mbi nivelin e planifikuar prej 16% për vitin 2020.Eurostat konstaton se gjatë vitit të largët 2004 ky raport për Bullgarinë ka qenë vetëm 9,2% para se të fillojë të rritet vazhdimisht duke arritur kulmin prej 20,5% gjatë 2018-ës. Duhet të kihet parasysh se përqindja e burimeve rinovuese energjetike në konsumin përfundimtar bruto është një prej treguesve kryesorë të strategjisë “Evropa 2020”. Qëllimi është që përqindja e energjisë së burimeve rinovuese energjetike në BE të arrijë të paktën 32 % deri në vitin 2030. Nëse kjo do të bëhet apo jo, nuk është e qartë, përfshi këtu edhe për Bullgarinë.
Sidoqoftë, Bullgaria, Franca dhe Greqia premtuan të aktualizojnë qëllimet e tyre kombëtare për energjinë rinovuese dhe të rritin pjesën e llojeve të ndryshme të burimeve rinovuese energjetike – si era, dielli etj., përkatësisht deri në 27%, 33% dhe 35% prej konsumit të energjisë deri në vitin 2030, bëri të ditur Euractiv. Një analizë e ARENA (Organizata Ndërkombëtare për Energjinë Ronovuese) për potencialin e vendeve nga BE-ja tregon se deri në vitin 2030 Bullgaria mund të arrijë 35 për qind të pjesës së burimeve rinovuese të energjisë në konsumin përfundimtar të energjisë prej erës. Një sërë ekspertësh e vënë nën pikëpyetje këtë qëllim, duke pasur parasysh likuidimin e stimujve financiarë për centralet për burimet rinovuese energjetike. Me korrigjimet e miratuara nga Parlamenti vitin e kaluar në Ligjin për Energjetikën, burimet e vogla rinovuese energjetike dalin në bursën energjetike. Prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet rinovuese energjetike me kapacitet të përbashkët të instaluar nga 1 deri në 4 MW do të kalojnë nga çmimet preferenciale drejt çmimit të tregut dhe një kontrate për kompensim me shpërblim. Kjo shkakton pakënaqësinë e pronarëve të centraleve të vogla, të cilët mendojnë se me këto masa pakësohen të ardhurat e tyre.
Është vështirë të arrihet balancë midis treguesve ekonomikë dhe atyre ekologjikë, sidomos në energjetikë dhe për këtë vetë Komisioni Evropian konstaton se aplikimi në shkallë të gjerë i energjisë rinovuese vonohet ndaj parametrave të miratuara. Burimet rinovuese energjetike në Bullgari mbeten burimi margjinal i energjisë elektrike për llogari të centraleve elektrike me qymyre dhe atyre bërthamore, të cilat nuk do të mbyllen së shpejti. Përkundrazi, jeta e termocentraleve do të zgjatet, ndërsa përveç centralit atomik “Kozlloduj” do të ndërtohet edhe një tjetër në Belene.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..