Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dublimi si talent dhe prirje

Petër Bajkov vetë dublon dhjetëra role në hitet e kinemasë botërore

Përrallat për trimërinë e njeriut të zakonshëm, udhëtimet deri në mbretëri të largëta dhe të pasura, që të mund të shpëtohet princesha e magjepsur, të gjitha këto janë tema, të cilat pushtojnë imagjinatën e fëmijëve, kurse heronjtë e tyre bëhen model i kërkuar dhe i dashur për imitim. Studenti 21- vjeçar në degën e mjeshtërisë së aktorit Petër Bajkov nuk është një përjashtim dhe ai akoma si i vogël ëndërron të jetë pjesë nga bota magjepsëse e përrallave. Siç e dimë, në çdo një histori ka nga një “por” ose nga një “dhe”. Kështu është dhe në rastin me djalin e ri, i cili akoma si i vogël zbulon talentin e vet kureshtar – vetë të incizojë zërat e dhjetëra roleve filmike.Talenti të cilin ai e ka është me të vërtetë një gjë e rrallë. Arritje të ngjashme ka aktori Eddie Murphy, i cili në filmin “Nutty Professor” me shumë sukses mishërohet në rolet e 7 figurave të ndryshme. Arritja e aktorit bullgar është 35 role të burrave dhe të femrave në një projekt kinematografik.

Kjo më tepër është një dhunti të cilën unë e zbulova se e kam. Akoma si fare i vogël me shokët e mi incizonim zërat tona duke përpjekur të imitojmë heronj të dashur, por ata nuk mundnin të bënin këtë të cilën e bëja unë. Me kalimin e kohës teknika ime u përsos. Si çdo një këngëtar, edhe aktori formon dhe zhvillon teknikën e vettë zërit, e cila punon vetëm për të, kështu dhe unë kam një mënyrë të vet.

Pohon se, dublimi është diçka që rastis nga vetvetja dhe e përgatit zërinvetëm me ushtrime për diksionin dhe artikulimin e rregullt dhe për teknikë vokale.

Angazhimet e tij për dublimin e filmave, Bajkov i pranon si një pasuri për shpirtin dhe si magji, me ndihmën e së cilës udhëton nëpër botëra të panjohura, përjeton fate të ndryshme. Pohon se dublimi i sinkronizuar është një art, i cili kërkon përkushtim të plotë dhe përsosje të përhershme.

Kur bën një dublim të sinkronizuar, ky nuk është imitim, sepse ka ndryshim midis imitimit dhe lojës së aktorit. Këtu ka një moment shumë interesant , kur ti, pa bërë një imitim, duhet ta realizosh këtë rol dhe atë të cilën e thotë heroi. I ke kufijtë e interpretimit të aktorit të parë, i cili e ka bërë rolin dhe duhet të punosh nësinkron me të. Duhet të jesh dhjetë herë më i ndjeshëm ndaj nuancave, ndajlojës së aktorit që të mund të përshtatesh me këtë aktor.

Filmat e parë në të cilat dublon njëherazi replikat e të gjithë heronjve janë  “Bukuroshja dhe bisha” dhe një nga variantet e “Borëbardhës”. Përveç në to, adhuruesit e kinemasë dëgjojnë disa nga zërat e tij në 17 rolet e ndryshme të filmit “Zonja e së keqes”. Mes tyre është dhe ky i heroinës kryesore, për të cilën aktorja Angjelina Jolie fiton pseudonimin “horre e dashur” e fëmijëve gjatë vitit 2015. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat Petër Bajkov ndeshet deri në këtë moment, mbetet dublimi i filmit me seri me famë botërore “Game of Thrones”, në të cilin aktori bullgar mbulon përgjithësisht 35 role të burrave dhe të grave. Sipas tij ky film e ka ndihmuar të zgjerojë dhe të zhvillojë larminë ezërave, të cilat mundet t’i rikrijojë. Heronjtë e tij të dashur  nga eposi aventuresk janë dy trashëgimtarë të familjeve rivale, të cilët përjetojnë sprova të shumta - Daenerys Targaryen dhe Tyrion Lannister. Pavarësisht nga cilësitë e veta në fushën e dublimit, i riu fiton një popullaritet të vërtetë në Bullgari mezi pas pjesëmarrjes së vet në një “reality shou” kushtuar talenteve.

Prezantimi i tij u bën përshtypje bile producentëve nga një kompani kinematografike me famë botërore, të cilën ai e ndërmerr si një lloj fitimi për punën e tij të përkushtuar deri në këtë moment. Planet e tij që këtu e tutje, Bajkov zgjodhi për të mos i treguar, por premtoi se ka akoma shumë ide të tjera me të cilat ta befasojë publikun.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD