Bashkë me Kroacinë Bullgaria është ndër vendet e pakta – anëtare të reja të BE-së, të cilat deklaruan zyrtarisht dëshirë për hyrje më të shpejtë në eurozonë dhe për pranimin e euros si valutë zyrtare. Në Bullgari kjo ambicie shoqërohet me një sërë masash të miratuara në përputhje me kërkesat në eurozonë. U miratuan disa ndryshime ligjore, bankat kaluan përmes testeve të stresit, deficiti buxhetor është nën kontroll, borxhi i jashtëm është i një niveli shumë të ulët. Për nga këta tregues vendi ka madje arritje më të mira nga një sërë shtetesh të tjera, të cilat tashmë kanë miratuar euron. Tani për tani vetëm inflacioni është më i madh nga ai i lejuar.
Ditën e mërkurë partitë e Parlamentit arritën një konsensus politik për aderimin me eurozonën. Në sfondin e këtyre rrethanave të favorshme autoritetet nuk ndalojnë të theksojnë se vendi de facto është gati të hyjë në mekanizmin valutor ERM II, të quajtur gjithashtu “salla e pritjes” për eurozonën. Në takimin e 14-të vjetor të qeverisë me biznesin u deklarua zyrtarisht se pritet që kjo të bëhet deri në fund të muajit prill të këtij viti.
Nga ana e vet drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) - bullgarja Kristalina Georgieva deklaroi në Radion Kombëtare Bullgare se e shoh aderimin e vendit tonë në një të ardhme të afërt, madje prognozoi se kjo do të ndodhë deri në vitin 2023. Para disa ditësh në Davos Georgieva bisedoi me shefen e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde mbi këtë temë.“Kjo që ajo më tha ishte se siç duket në sallën time për mbledhje të eurozonës së shpejti do të flitet në bullgarisht”, shtoi shefja e FMN-së.
Autoritetet saktësojnë se deri në hyrjen në eurozonë bordi monetar në vend do të mbetet dhe kalimi drejt euros do të bëhet me kursin e tanishëm të këmbimit prej 1.956 leva për 1 euro. Ata nuk ndalojnë të na bindin se gjatë këtij tranzicioni çmimet e mallrave dhe shërbimeve nuk do të rriten, ndërsa ekonomia bullgare do të mund të shpresojë tek përkrahje për stabilitetin e vet nga fondi shpëtimtar i eurozonës, i cili kap shumën 800 mlrd euro.
Ndërkaq, agjencia sociologjike “Trend” publikoi një studim për qëndrimin e bullgarëve ndaj euros dhe këto rezultate nuk i kënaqin shumë pushtetarët. Sipas Klubit të Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i cili e kërkoi këtë studim, 50 për qind prej bullgarëve të moshës mbi 18 vjeç janë kundër aplikimit të euros dhe vetëm 19 për qind e përkrahin. 54 për qind e të anketuarve duan referendum për zëvendësimin e euros nga levi bullgar. Vetëm 19 për qind miratojnë përpjekjet e qeverisë për hyrjen e vendit tonë në ERM II dhe për pranimin e valutës unike.
Mosbesimi i bullgarëve ndaj dy valutave është i ulët – vetëm 14 për qind për levin në bordin valutor dhe 10 për qind për euron. Edhe në dy rastet të anketuarit janë më të vjetër. 60 për qind e bullgarëve të mitur mendojnë se levi është një valutë stabile. Kjo shpjegohet me faktin se në Bullgari euroja faktikisht funksionon si valutë zyrtare, sepse është me kurs të fiksuar ndaj levit. Kjo i siguron një stabilitet valutës kombëtare që është barazi me euron. Nuk është e rastit se disa çmime në vend janë me euro – para se gjithash të pronës së patundshme. Bullgarët ngulin këmbë për referendum për euron vetëm sepse kanë frikë se ne rast këmbimi të çmimeve ato do të rriten dhe kjo do të pakësojë aftësinë e tyre blerëse. Duke pasur parasysh se Bullgaria është rekordistja evropiane për nga të ardhurat më të ulëta ky argument bëhet gjithnjë e më i konsiderueshëm dhe asnjë politik ose ekspert nuk mund ta bindë bullgarin në të kundërtën.
Gjithmonë ka nevojë për pak pesimizëm të shëndoshë dhe më shumë vëmendje, sidomos kur të bëhet fjalë për një ndryshim kaq të thellë, si pranimi i euros. Disa madje shkojnë më larg, duke prognozuar se flirti midis levit bullgar dhe euros nuk do të mbarojë me martesë në të ardhmen e afërt kryesisht për shkaqe politike. Bëhet fjalë për famën e Bullgarisë si vendi më i varfër dhe më i korruptuar në BE. Ka forca me ndikim të madh në vendet nga eurozona, të cilat mendojnë pikërisht kështu dhe jo një herë kanë thënë se derisa të mos ndryshojë kjo, Bullgaria nuk do të hyjë në bërthamën e BE-së. Kështu qe madje të hyjmë në mekanizmin ERM II, ka mundësi që Bullgaria të mbetet në “sallën e pritjes” për një periudhë të paqartë për shkaqe politike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..