Ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Turqisë – zonja Ekaterina Zharieva dhe zoti Mevlyt Çavushogllu do të diskutojnë në Sofje marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe në luftimin e migracionit ilegal, partneritetin në NATO dhe në organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet BE-Turqi. Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të jashtëm të Turqisë në Bullgari që nga viti 2014 e këtej dhe përputhet me zhvillimin në rritje të marrëdhënieve dypalëshe. Turqia është në vendin e 4-të në eksportin e Bullgarisë pas Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë, dhe në vendin e 5-të në import pas Gjermanisë, Rusisë, Italisë dhe Rumanisë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..