Për herë të 28-të fshati Ilindenci në rrethin e qytetit Bllagoevgrad (Bullgari Jugperëndimore) do t’i presë perënditë e verës. Në ditën e parë të muajit shkurt festohet festa, e cila është lidhur me legjenda të lashta dhe sikur kërkon një përkulje nderimi përpara dhurimeve të tokës.
Sipas traditës, miqtë e ardhur përshëndeten me bukë të ngrohtë dhe nga një gllënjkë nga eliksiri hyjnor vendas. Pas kësaj i pret një ceremoni fetare dhe bekim për rendiment të pasur dhe takim me hyjnitë e lashtë të verës. Krahas me zotin trak Zagrej, me atë frigjian Sabazius, me Dionisin greku, me Bakhusin romak dhe shenjtorin e krishterë Trifon renditet dhe vajza Keraca, e cila mban emrin e varietetit të lashtë lokal të rrushit keracuda, nga i cili vendasit prodhojnë verën e vet të njohur të bardhë. Që të gjithë ata i krasisin në mënyrë rituale vreshtat, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe miqtë e ardhur. Pastaj festa vazhdon në në mejdanin e fshatit, ku të gjithët degustojnë verërat e bardha dhe të kuqe, prodhuesit më të mirë marrin dekoratat e veta, kurse Mbreti i Vreshtave hedh mbi supet mantelin e vet fisnik dhe vë kurorën e degëzave të dafinës.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...