Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbretëria e Bashkuar doli nga BE-ja

Foto: EPA/BGNES

Mbretëria e Bashkuar doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian (BE) në mesnatë më 31 janar (ora e Evropës Qendrore). Kështu shtetet-anëtare të BE-së u bënë 27. Para se të arrihet deri këtu BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar zhvilluan bisedime intensive për arritjen e pajtimit për kushtet e tërheqjes, si dhe për çështjet e sigurisë juridike, pasi e drejta e BE-së nuk do të jetë e vlefshme për Britaninë e Madhe

Bullgarët e pranojnë këtë akt në mënyrë të ndryshme dhe me shumë pyetje. Korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Angelina Piskova në Bruksel na rikujtoi se uniteti i vendeve-anëtare është ajo gjë që kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexitin Michel Barniere theksonte pothuajse vazhdimisht gjatë negociatave të rënda me Britaninë e Madhe. Siç duket kjo tendencë do të ruhet. E tillë është pritja edhe e eurodeputetëve bullgarë.

Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane shënoi se si të gjitha vendet-anëtare, ashtu edhe Bullgaria duhet të kenë një strategji të përbashkët për marrëdhëniet e tyre me Mbretërinë e Bashkuar dhe e vuri theksin te disa fusha, si siguria, mbrojtja dhe Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Tregtare.

“Të gjithë kemi interes që partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar të vazhdojë pa ndryshim” – thotë kolegu i Kovaçevit Radan Kënev. Sipas fjalëve të tij është me rëndësi të ruhet xhiroja tregtare, investimet britanike dhe eksporti bullgar drejt tregut anglez, si dhe të garantohen të drejtat e bullgarëve të cilët punojnë dhe bëjnë studime në Mbretërinë e Bashkuar.

Sergej Stanishev nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve mendon se këtej e tutje duhet patjetër të shmangen skenarët e të ashtuquajturit “dumping social”, “të cilin mbase do të përpiqen të imponojnë pushtetarët e djathtë në Britaninë e Madhe në dëm të shtetit social evropian.” Sa u përket sfidave para Bullgarisë Stanishev e vë theksin te bullgarët, të cilët banojnë në Ishull. “Po, shumë prej tyre tashmë kanë status zyrtar, por jam i sigurt se ka shumë të tjerë, të cilët janë midis tokës dhe qiellit. Dhe këtu është puna e institucioneve, e qeverisë – të punojnë maksimalisht që ata të mos hasin vështirësi.

“Interesi ynë i madh janë shtetasit bullgarë” thotë edhe eurodeputeti Ilhan Kyçyk nga grupi i liberalëve evropianë “Rinovo Evropën” dhe shton se sipas informacionit jozyrtar në Ishull banojnë 250 000 shtetas bullgarë.“Në qoftë se Evropa do që të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe ta ketë përkrahjen e shtetasve të vet, politika e standardeve të dyfishta nuk mund të vazhdojë” – thotë z. Kyçyk dhe vazhdon: “Evropa duhet të kuptojë se e ardhmja e saj është lidhur me reforma të rënda. Pa reforma nuk mund të vazhdojmë përpara!”

Andrej Sllabakov nga grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropianë, i vetmi nga kolegët e tij bullgarë që votoi kundër Marrëveshjes për Brexitin, komentoi se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja do të prishet balanca në Evropë: “Franca do të fillojë të krijojë gjithnjë e më shumë probleme. Deri tani Franca nuk punon për BE-në, por vetëm për vetveten. Dhe në këtë mënyrë ajo dëmton shumë shtete.” Sipas Sllabakovit e vetmja pozitive është se Brexiti “do të stresojë deri në njëfarë shkalle BE-në dhe të gjithë ndoshta do të bëhen më të vëmendshëm në sjelljen e tyre ndaj shteteve të tjera”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni për Energjetikë në Kuvendin Popullor hodhi poshtë veton presidenciale kundër menaxherit të posaçëm të “Lukoil”

Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil. Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin..

botuar më 25-11-13 9.21.PD
Rumen Radev

Presidenti vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore për menaxherin e veçantë në "Lukoil"

Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien..

botuar më 25-11-12 4.21.MD

Presidenti Radev për Lukoil: Ndryshimet e shpejta ligjore anulojnë masat mbrojtëse ekzistuese

“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një..

botuar më 25-11-12 10.47.PD