Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i ka ndërmarrë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit

Foto: BGNES

Në lidhje me shqetësimet sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri, ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev personalisht u njoh me organizimin dhe koordinimin ndërmjet organeve përkatëse kompetente për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të cilat mbërrijnë në territorin e Bullgarisë.  Në një brifing të organizuar në Aeroportin e Sofjes ministri prezantoi punën e përbashkët e autoriteteve shëndetësore, doganore dhe të aeroportit.

Në dy terminalet e Aeroportit të Sofjes punojnë të paktën 10 përfaqësues të autoriteteve të shëndetësisë, të cilat bashkërendojnë veprimet e tyre me institucionet e tjera.

Të gjitha pasagjerët kalojnë kontrollim termik dhe secilit prej tyre i matet temperatura e saktë e trupit. Në rast të regjistrimit të temperaturës mbi 37 gradë, pasagjeri menjëherë izolohet në ambient të përshtatshëm, ku plotëson anketë dhe i nënshtrohet kontrollit mjekësor . Njerëzit me temperaturë dalin nga territori i aeroportit përmes një daljeje të veçantë dhe një ekip mjekësor i shoqëron me ambulancë deri në spitalin e përshtatshëm.

Shumë i rreptë është kontrolli për njerëzit, të cilët vijnë nga Stambolli, Moska dhe Doha. Ministri informoi se vetëm një person nga gjashtë njerëzit që kanë ardhur nga Kina ka qenë me temperaturë 37,1 dhe pavarësisht se temperatura e tij nuk ka qenë aq e lartë, ai është izoluar.

Deri në të premten do të furnizohen 3 kamera termike – për aeroportet në qytetet Varna dhe Burgas dhe një suplementare për aeroportin e Sofjes.

Sa i përket hyrjes në territorin bullgar me det, u bë e qartë se sipas rregullores aktuale gjashtë institucione shtetërore janë angazhuar me kontrollimin e anijeve që mbërrijnë në territorin bullgar, ekuipazheve dhe pasagjerëve të tyre. Ministri Ananiev shtoi se gjatë kësaj jave do të zhvillohet mbledhja e këshillit të ministrave të shëndetësisë në Bruksel, në kuadrin e së cilës do të diskutohen masat e përbashkëta evropiane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev dhe Prof. Hristo Pimpirev

Flamuri kombëtar iu dorëzua Ekspeditës së 34-të Bullgare në Antarktidë

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..

botuar më 25-11-04 3.14.MD

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...

botuar më 25-11-04 2.28.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD