Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq kompozitori Ivan Stajkov

Foto: arkiv personal

Më 31 mars kompozitori i njohur bullgar Ivan Stajkov do të mbushte 89 vjeç. Ai kishte lindur gjatë vitit 1931 në Sofje. Ivan Stajkov përfundoi Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në degën e pianos. Ka qenë një nga nxënësit e fundit të kompozitorit dhe pianistit  tonë të madh Dimitër Nenov. Karrierën e vet profesionale e filloi si krijues i aranzhimeve dhe punoi në bashkëpunim shumë të ngushtë me Josiv Cankovin dhe “Big Band”-in e Radios Kombëtare Bullgare. Krijoi aktivisht në fushën e muzikës pop dhe të mjuzikallit. Ai është dhe autor i muzikës për filma, të pjesëve klasike, të teksteve për këngë. Mes këngëve të tij popullaritet më të madh kanë fituar  “Ura e të dashuruarve”, “Çdo gjë e mirë në këtë botë është blu”, “Po ecim nëpër rrugë të dy”, “Takimi i parë” e të tjera. Ai është autori i muzikës dhe të aranzhimeve në filmin e parë muzikor bullgar “Ikje në Ropotamo”. Është mbajtës i dekoratave të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe i çmimeve të ndryshme, mes të cilave: çmimi i publikut me “Rapsodinë në 7” në konkursin në qytetin Plovdiv  dhe me medaljen “Kirill dhe Metodij të shkallës së parë” gjatë vitit 1981.  

Le të kujtohemi për muzikantin e madh bullgar me një nga intervistat e tij të fundit, të cilën ai e dha për Radio Bullgarinë:

Në lidhje  me 85-të  vjetorin e kompozitorit, “Big Band”-i i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev prezantoi  “Në ikindi” – koncert me pjesë të Ivan Stajkovit. Në skenën e studios numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare qenë dhe solistët Mimi Nikollova, Vasill Petrov, Snezhina Temellkova, Vlladimir Marinov dhe Genço Vërtovski. Dëgjoni:

Përkulja në shenjë nderimi do të zhvillohet më 05 shkurt 2020, ditën e mërkurë, nga ora 12.00 në kishën e Varrezave Qendrore të Sofjes.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD