Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është ndaluar shitja e pullave për tarifat rrugore

Foto: arkiv

Deri më 1 mars 2020, kur fillon përdorimi i sistemit për menaxhimin e pagesës rrugore (toll) për  automjetet e rënda mbi 3,5 tonë, mund të blihen vetëm pulla javore dhe ditore për tarifat rrugore (vignette). Pas kësaj date 3115 kilometra prej rrjetit rrugor të republikës do të përdoren vetëm pas pagimit të tarifave të reja rrugore (toll). Ky pagim do të jetë në bazë të llogaritjes së distancës së kaluar, informuan nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.

Shitja e pullave javore që përdoren aktualisht do të vazhdojë deri më 24 shkurt, kurse ajo e pullave ditore – deri në orën 23.59 më 29 shkurt.

Që nga fillimi i shkurtit tashmë nuk shiten pullat mujore për tarifat rrugore për automjetet e rënda.

Konsumatorët, të cilët paguajnë për më shumë se një pullë elektronike, duke përdorur transferta banke, duhet të jenë të vëmendshëm kur plotësojnë informacionin për afatin e skadimit, paralajmërojnë nga Agjencia.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..

rinovuar më 25-10-21 5.51.MD

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD