Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari u ul me më se 15 për qind madje te hidrocentralet ulja është përafërsisht 50 për qind. Shumë prodhues të energjisë planifikojnë meremetime, gjë që do të rikonfirmojë profilin e ri të Bullgarisë si importues të rrymës elektrike. Që nga fillimi i këtij viti e deri më 2 shkurt vendi importoi 570 684 megavat orë energji, gjë që është me 108.21 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas kësaj eksporti i energjisë elektrike shënon ulje me afro 33.67 për qind në krahasim të janarit të vitit të kaluar. Kjo vjen të tregojë se për shkak të çmimeve të larta në bursë kompanitë e kanë më të lirë që të blejnë energjinë elektrike nga jashtë. Për shembull çmimi i energjisë elektrike në segmentin “Ditë përpara” të bursës së pavarur energjetike bullgare më 4 shkurt është 43.25 euro për megavat orë, ndërsa në Gjermani dhe Francë ajo shitet 28 euro për megavat orë, thekson botimi capital.bg.
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..