Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jubileu i Leda Milevës mbledh adhuruesit e saj në shumë aktivitete

Kujtimi për poeteshën e madhe bullgare Leda Mileva është i gjallë. Jubileu i saj kthehet në një festë e vërtetë për adhuruesit e saj

Leda Mileva

“Bukuria nganjëherë paraqitet papritmazi. Ajo mund të jetë një kaçube të veshur me brymë ose, një manushaqe pylli, një buzëqeshje fëmijësh ose një akt fisnik. Me rëndësi është të mund ta vësh re” – thoshte akoma duke qenë e gjallë poetesha e madhe bullgare Leda Mileva.

Ajo është vajza e poetit dhe publicist të talentuar Geo Milev – një nga figurat eekspresionizmit në letërsinë bullgare. Më 5 shkurt mbushen 100 vjet nga lindja e saj, kurse ky është shkak për një varg takimesh, recitime dhe iniciativa, të cilat i kushtohen Leda Milevës. Ajo është autore e më shumë se 30 përmbledhjeve me vjersha për fëmijë, të pjesëve teatrale dhe të radio-pjesëve, të përkthyera në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, polonisht si dhe në gjuhë të tjera. Ka artikuj të shumtë mbi problemet e letërsisë, përkthimit dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar. Ajo është përkthyese  e poezisë moderne amerikane, angleze dhe afrikane. Pas Luftës së Dytë Botërore nga viti 1944 deri në vitin 1951, Leda Mileva ka qenë drejtuese e transmetimeve për fëmije dhe të rinj në Radio Sofja, ka qenë kryeredaktore e disa revistave për fëmijë. Kurse në periudhën e viteve 1966-70 ka qenë drejtoresha eTelevizionit Kombëtar Bullgar. Gjatë viteve të 70-të ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme , kurse deri në fund të vitit 1978 ka qenëambasadore, përfaqësuese e përhershme e Bullgarisë në UNESKO. Pas kthimit të saj tek ne në vazhdim të 10 vjetëve Leda Mileva ka qenë kryetare e Lidhjes së Përkthyesve dhe ka themeluar revistën për letërsi të huaj “Panorama”. Ajo ka qenë kryetare shumëvjeçare e degës bullgare të PEN-klubit.

Leda Mileva vdiq në datën e saj të lindjes në vitin 2013, kurse kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i spikatur. Dëshmi për këtë është vëmendja e madhe me të cilën qe përgatitur programi  për festimin e jubileut në dhomat e leximit dhe sallet e Bibliotekës së Kryeqytetit. Posaçërisht për ekspozitën nga agjencia “Arkiva” kanë ofruar një pjesë nga sendet personale të marra kohët e fundit nga të afërmit e shkrimtares. Janë paraqitur dhe dekorata ndërkombëtare dhe çmime të saj, një korrespondencë personale, libra me autograf, si dhe botime të përkthyera.


Një nga eksponatet më interesante është një fletore me vjersha, të shkruara nga poetesha kur ka qenë mezi 9-vjeçe. Festimi i 100 vjetorit nga lindja e Leda Milevës do të vazhdojë deri më 14 shkurt në Bibliotekën e Kryeqytetit.

Do të flasim për Leda Milevën dhe pass projektimit të filmit, të bërë nga nipi i saj profesor Avramov – thotë Marçella Borisova, zëvendës drejtoresha e bibliotekës:


Leda Mileva qe njëmike e bibliotekës, akoma që në ardhjen e saj të parë gjatë vitit 2000. Që atëherë mbase 6 herë ajo ka qenë mike e bibliotekës me raste të ndryshme. Festojmë denjësisht 100-vjetorin e saj me një program të pasur prej ngjarjeve kulturore, të cilat do të zhvillohen kryesisht në sektorin e fëmijëve. Fillojmë më 5 shkurt në “Dhomën e përrallave”, e cila tanimë do të mbajë emrin Leda Mileva. Interesi ndaj këtij festimi është shumë i madh, do të na vizitojnë grupe nga kopshtet e fëmijëve, nga shkollat e ndryshme. Kështu do të jetë deri në ditën e shtunë. Më 5 shkurt në mbrëmje , bashkë me PEN-qendrën bullgare, me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe shtëpinë botuese “Zahari Stojanov” do tëprezantojmë këtu në bibliotekë pullën poste, e cila i kushtohet jubileut të shkrimtares sonë të madhe.

Do të tregojmë dhe ekspozitën tonë “Bota fëmijërore e Leda Milevës” me përkushtimin e saj personal .

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gjergana Mançeva dhe BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD