Sekretari i shtetit i SHBA-së Michael Pompeo bëri të ditur se gjyqtari bullgar Andon Mitallov merr pjesë në korrupsion serioz. Shpallja e emrit të tij është sipas Kreut 7031(c) prej Ligjit për shpenzimet buxhetore, operacionet e huaja dhe programet e lidhura të Departamentit Shtetëror. Personat e huaj të shpallur dhe të afërmit e tyre të drejtpërdrejtë nuk u përgjigjen kushteve për hyrje në SHBA. Është sanksionuar edhe e shoqja Kornelija Stojkova-Mitallova dhe e bija e gjyqtarit Gergana Mitallova. Pompeo vë në dukje se ky është ndëshkimi i parë i këtij lloji që i përket Bullgarisë dhe ai ripohon angazhimin e SHBA-së në luftimin e korrupsionit. Andon Mitallov është gjyqtari, i cili e lejoi të akuzuarin për spiunazh Nikollaj Malinov për të udhëtuar deri në Rusi, ku u dekorua nga Presidenti rus Vladimir Putin, megjithëse kishte ndalim për të mos u larguar nga Bullgaria.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..