Në portin “Varna-Zapad” u ngarkuan kontejnerë me mbeturina nga Italia. Ato do t’i kthehen prapë firmës-pronare për llogari të saj. 28 prej gjithsej 127 kontejnerëve i kthehen palës dërguese “Dentice Pantellone” në qytetin Salerno të Italisë, pasi Prokuroria rajonale në Varna sot dha lejë për reeksport. Kontejnerët e parë nga Italia mbërritën më 9 tetor 2019. Deri në 25 nëntor u shkarkuan gjithsej 127 kontejnerë për ruajtje të përkohshme deri në 90 ditë. Mbeturinat e importuara nga firma e një shtetasi maqedonas duhej të dërgoheshin në sheshin e “Trash Universe” në qytetin Gëllëbovo dhe të digjeshin në centralin termik “Brikel”. Autoritetet janë duke kontrolluar dy firmat.
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re,..
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për..