Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Bullgarinë “Marrëveshja e Gjelbër e BE-së” është problem

Bojko Borisov
Foto: EPA/BGNES

“Marrëveshja e Gjelbër e BE-së” për Bullgarinë është problem i madh, pasi 60 për qind nga energjia elektrike në vend sigurohet nga centralet me qymyrgur. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov para gazetarëve bullgarë gjatë vizitës pune në Bruksel. Sipas tij, BE-ja mezi do të heqë dorë nga “Marrëveshja e Gjelbër” e cila parashikon emetime zero neto të karbonit deri në vitin 2050. Ja përse brenda 10 viteve të ardhshme Bullgaria duhet të kërkojë mekanizma për zëvendësimin e qymyrgurit, si dhe teknologji  të cilat të mos ndotin ambientin rrethues.
Pyetjes lidhur me pranimin e pritur të vendit në dhomën e pritjes të eurozonës, kryeministri iu përgjigj, se Bullgaria nuk do të mbrapsë nga kursi i tanishëm i këmbimit të levës kundrejt euros pas aderimit në mekanizmin, gjë që paraprin vënien në qarkullim të valutës unike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spital për fëmijë do të hapet në Burgas deri në fund të vitit

Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..

botuar më 25-04-27 5.50.PD

Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në funeralin e Papa Françeskut

Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..

botuar më 25-04-26 4.55.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..

botuar më 25-04-25 7.35.MD