Muzeu Historik në Botevgrad është mikpritës i një ekspozite kushtuar një prej veseve më të përhapura të njeriut – pirja e duhanit. Eksponatet e saj janë pronë e Muzeut Historik në qytetin Gorna Orjahoica, ndërsa ekspozita “Duhani, enfie & sie” është pjesë e serisë “Viset”. Dy ekspozita të tjera të serisë së njëjtë i janë kushtuar alkoolit dhe ambalazhit, si dhe produkteve të sheqerit dhe kafes. Nuk mungon interes ndaj koleksioneve kureshtare, ka shumë pyetje edhe nga Muzeu Historik në Dresden. Ekspozita “Duhani, enfie & sie” prezanton mbi 200 sende dhe suvenirë, ndër të cilat llulla prej qeramike, cigarishte, kuti luksoze, lloje të ndryshme cigaresh, çakmakë dhe kuti shkrepësesh, të grumbulluara në tërë Bullgarinë, si dhe dhurata nga banorët e Gorna Orjahovicës. Fotografitë arkivore e njohin publikun me historinë e prodhimit të duhanit te ne.
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte)...