20 veta të arrestuar janë të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal në pikëkalimin “Kallotina”. Ndër ta është shefi i pikëkalimit, 4 policë kufitarë dhe 15 doganierë, tha zëdhënësja e kryeprokurorit Sijka Mileva. Grupi ka vepruar që nga fillimi i vitit 2019 në një hierarki të rreptë me në krye shefin e pikëkalimit. Të arrestuarit kanë shkelur ligjin duke marrë shuma të ndryshme nga shoferët që kanë kaluar përmes pikëkalimit – kryesisht shtetas turq. Ata kanë kërkuar para edhe nga shtetasit bullgarë, që kanë transportuar mallra ushqimore. Ryshfetet janë kërkuar që të mos kontrollohen mallrat e transportuara. Nëpunësit kanë grumbulluar mesatarisht nga 800 deri në 1000 euro për një ditë pune.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..