Gjatë vizitës së vet në ekspozitën për teknologji inovative digjitale në kuadrin e Forumit Urban Botëror në Abu Dabi Zëvendës Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Denica Nikollova deklaroi se Bullgaria mund të përdorë përvojën e Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e teknologjive informative dhe digjitalizimit në ndërtimin e të ashtuquajturave “qytete të mençura”. Sipas Nikollovës urbanistët bullgarë mund të aplikojnë praktika të mira nga Emiratet e Bashkuara Arabe në projekte të lidhura me ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës dhe gërshetimin e natyrshëm të elementeve urbane me natyrën. Sidomos i vlershëm për Bullgarinë, sipas fjalëve të saj, do të jetë përvoja në fushën e sigurimit të aksesit në mjedisin urban.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..