Turqia ndaloi importin e produkteve kafshore nga Kina
Hurrieyt Daily News bëri të ditur se Turqia ndalon përkohshëm importin e produkteve kafshore nga Kina si masë kundër përhapjes së koronavirusit të ri. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca shpjegoi se tani për tani importi i mishit dhe i produkteve prej kafshëve më të ndryshme ndalohet, sepse virusi mund të transmetohet prej kafshëve në njerëz. Për momentin e tanishëm nuk është e qartë se çfarë kafshe ka shkaktuar përhapjen e virusit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ambasadorin e ri të Bullgarisë
Takimi mes Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë, Hristo Guxhev, kaloi në atmosferë të këndshme dhe miqësore. Përfaqësuesi i Sofjes e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re dhe njëherit i uroi suksese të mëtutjeshme. Gjatë takimit Kryeministri Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit. U diskutua mundësia që Bullgaria ta ndihmojë qeverinë e re në realizimin e reformave në kontekstin e perspektivës euroatlantike të vendit si pjesë e Ballkanit Perëndimor.
Greqia emëron në punë akoma 800 policë kufitarë për kontroll të refugjatëve
Ministria e Mbrojtjes Civile në Athinë shpalli se për shkak të presionit të madh të refugjatëve Greqia do të emërojë në punë akoma 800 policë kufitarë, të cilët do të dislokohen në tetë ishuj të ndryshëm në skajin verilindor të Detit Egje. Ndoshta policët kufitarë do të dislokohen në Lesbos – 240 veta, në Samos – 180, në Hios – 160, në Kos – 100 dhe në akoma katër ishuj më të vegjël. Në fund të janarit të këtij viti u shpall konkurs për emërimin e akoma 400 policëve të tjerë, të cilët të dislokohen në kufirin me Turqinë.
Pragu i hyrjes në Parlamentin serb u bë 3 për qind
Me propozim të Partisë Progresive Serbe, me korrigjime në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve dhe në Ligjin për zgjedhjet vendore Parlamenti serb uli pragun e hyrjes së partive në organin ligjvënës nga 5 në 3 për qind. Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të zhvillohen më 26 prill. Presidenti Aleksandër Vuçiç që tani shpalli se ai do të jetë në krye të listës së Partisë Progresive Serbe.
Oligarku më i madh maqedonas pa pasaportë
Mediat maqedonase njoftojnë se Orce Kamçev, i cili është shpallur oligarku më i madh maqedonas, mbetet pa pasaportë ndërkombëtare me vendim të Gjykatës së Apelit në Shkup. Oligarku propozoi që të japë 3 mln euro garanci, por gjykata e refuzoi këtë. Kamçev është ndër të dyshuarit kryesorë në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku ka akuza për larjen e parave të pista dhe financimin e paligjshëm të partisë së ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili aktualisht gjendet në Hungari, si dhe për krime të tjera të rënda. Me vendim të autoriteteve gjyqësore është marrë pasaporta bullgare e Orce Kamçevit.
Arabët blejnë në masë pronë të patundshme në Bosnjë e Hercegovinë
Qendra e gazetarisë hulumtuese njoftoi se shtetasit arabë blejnë në masë pasuri të patundshme në Bosnjë e Hercegovinë dhe deri tani kanë marrë mbi 15 mln metra katrorë tokë dhe qindra pasuri të patundshme në Sarajevë. Pasuritë e patundshme në rrethin e Sarajevës, të cilat janë pronë vetëm e shtetasve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë kryesisht terrene prej 15.3 mln metrash katrore. Vetëm një pjesë e vogël prej tyre përfshin banesa, vë në dukje qendra.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..