Sipas të dhënave të sindikatave për jetesën normale të një familjeje prej katër anëtarësh (2 të rritur dhe 2 fëmijë) ka nevojë për 1287 euro në muaj. Mbajtja e anëtarit të një familjeje prej katër vetash është 322 euro. Për sigurimin e mjeteve të domosdoshme për jetesën e një prej dy të rriturve në familje shuma neto prej pagës duhet të jetë jo më pak se 644 euro. Të dhënat për tremujorin e tretë të vitit 2019 tregojnë se paga mesatare neto në Bullgari është 495 euro, ose me 23 për qind më pak nga ajo e domosdoshme. Po mbetet edhe pabarazia për nga të ardhurat në regjione. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i kryeqytetit të Sofjes është 40,4% prej PBB-së së tërë vendit, ndërsa pesë regjione – ato të Sofjes, Varnës, Burgasit, Stara Zagorës dhe Plovdivit, formojnë 2/3 prej PBB-së.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..