57 për qind e bullgarëve kanë qëndrim pozitiv ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Papa Françeskut, tregon një studim i “Gallup International“ që u zhvillua në 50 vende në botë. Bullgarët kanë qëndrim më negativ ndaj Presidentit turk Recep Erdoğan. 65 për qind e bullgarëve i japin notë negative, 52 për qind – kanë qëndrim negativ ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. Për liderin rus Vladimir Putin kanë votuar pozitivisht 53 për qind, ndërsa për kancelaren gjermane Angela Merkel – 46 për qind. Po të bëjmë një krahasim me Maqedoninë e Veriut – atje respekt më të madh gëzon lideri turk Recep Erdoğan, kancelarja gjermane Merkel është në vend të dytë, ndërsa Presidenti rus Putin është i tretë. Në plan botëror lideri shtetëror me popullaritet më të madh është Angela Merkel, pas saj është Emmanuel Macron.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..