Prej kohe ëndrra më e madhe e skiatores Milena Todorova e cila garon në biatlon është të marrë medalje olimpike. Suksesin më të madhe ajo arriti duke fituar tri medalje në tri disiplina të ndryshme në Kampionatin Botëror për të rinj dhe për të reja në Lenzerheide të Zvicrës në fillim të këtij shkurti. Bullgarja 22 vjeçare fitoi medaljen e argjend në disiplinën individuale dhe medaljet e bronzta në vrapim dhe në ndjekje. Tani pret Kampionatin Botëror të Biatlonit në Antholz të Italisë, ku do të debutojë në garën e femrave. Qëllimi i saj më i madh për këtë stinë është medalja e artë nga Kampionati Evropian.
Nuk mendova se do të arrijë të marr tri medalje në Kampionatin Botëror në Lenzerheide të Zvicrës – tregon skiatorja e re. – Në të vërtetë isha gati për pista më të rënda dhe për lartësi më të madhe mbi detin. Tërë verën trajnova në të hapur në bazën sportive Bellmeken, kështu që fizikisht isha gati për garën. Për fat të keq qitja ime nuk ishte e mirë, por arrita të kompensoj gabimet me vrapimin. Me siguri mund të them se u avancova shumë, gjë për të cilën punoj që prej vitesh.
Milena Todorova nisi të merret me biatlon rastësisht pasi një mjek i këshilloi prindërit se do të jetë mirë që e bija e tyre të merret me ndonjë sport. “Fillova si shaka për arsye shëndetësore, por sot nuk mund t’i përfytyroj vetes se mund të bëj ndonjë gjë tjetër”, kujton skiatorja e re. Ajo e ndjen veten mirë në mesë të skajeve të bardha të maleve, por frymëzimi i saj më i madh është miku – Vlladimir Iliev sportist i Bullgarisë për vitin 2019. Të dy ata janë nga qyteti Trojan në Bullgarinë Qendrore Veriore, të dy ata janë mbajtës të medaljeve të argjendta nga kampionate botërore të biatlonit.
Një frymëzim dhe një motivim për mua është se kam pran meje një njeri si Vlladimiri – thekson skiatorja. – Kur shkojmë në ndonjë garë delegacioni ynë nuk është aq i madh, por kjo nuk e zvogëlon gëzimin nga sukseset e bashkatdhetarëve tanë. Mendoj se miqësia stimulon fitoret në pistat.
Milena Todorova është e bindur, se do të arrijë suksesin më të madh në vitin 2026 në Olimpiadën Dimërore në Milano. Ajo e ka këshilltare në sport kampionen e vetme olimpike bullgare në biatlon Ekaterina Dafovska. Kur Dafovska korri suksesin e saj në Nagano në vitin 1998 Milena ishte bebe e porsalindur.
Irina Nikullçina – një sportiste tjetër bullgare e biatlonit, e cila është nga brezi më i suksesshëm bullgar në këtë sport, e tregon Milenën si shpresa më e madhe në biatllonin bullgar. Kjo për arsye se edhe trajnimet Milena e pranon si një garë. Dhe kjo sepse është e bindur, se “Gjithnjë duhet të japësh 100 për qind edhe më shumë nga vete, sidomos kur e di qëllimin”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalBullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..