Aksesi i mbi 40 000 qytetarëve tek shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave mund të ndërpritet vetëm pas disa ditësh. Kjo do të ndodhë për shkak të masave për siguri të ndërmarra nga Agjencia në fjalë gjatë transferimit të të dhënave mes serverëve të saj dhe klientëve. Që në janar Agjencia Kombëtare e të Ardhurave paralajmëroi se të gjithë klientët do të duhet të rinovojnë sistemet tyre operative, sepse versionet e vjetra tashmë nuk do të mund të mirëmbahen nga bowserët. Kjo u përket kryesisht klientëve, të cilët përdorin sistemin e operacionit Windows XP dhe versionet e vjetra të browserëve. Rinovimi duhet të ndodhë deri në 17 shkurt. Ka të ngjarë që në një moment të ndërpritet qasja edhe e njerëzve me versione më të vjetra të Windows 7. Rreth 1 mln janë klientët e shërbimeve elektronike të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..