Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria mbush 84 vjeç

Radio Bullgaria lindi më 16 shkurt 1936 – vetëm 13 muaj pasi radio-transmetimi në Bullgari u bë pronë shtetërore, ndërsa radioja bullgare, atëherë me emrin Radio Sofja, startoi zyrtarisht veprimtarinë e vet. Kjo ndodhi ditën e diel, kur me ndihmën e valëve të shkurtra tërë programi i mëngjesit u dëgjua për herë të parë në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut.

Dokumentet dëshmojnë se para 84 vitesh programet për jashtë shtetit të radios kombëtare kanë filluar së pari në esperanto, ndërsa pas datës 1 maj 1937 – sistematikisht, pesë herë në javë, ka pasur transmetime në frëngjisht, anglisht dhe italisht. Në vitin 1938 u krijua një formë e re e quajtur “Programe të posaçme për vende të veçanta evropiane”. Specifikja e këtyre programeve ishte reklamimi i tyre paraprak në vendet përkatëse. Kjo ndodhte nëpërmjet legatave dhe përfaqësive tona ekonomike jashtë, me ndihmën e radiostacioneve dhe gazetave të huaja.

Gjatë këtyre viteve të para të programeve jashtë shtetit, si autorë dhe spikerë tërhiqeshin nëpunës jashtë radios, si për shembull redaktori i gazetës “Fjala Bullgare” Zhorzh Millçev, i cili përgatiste programet javore në frëngjisht, ose Petër Uvaliev, i cili përgatiste programet në gjuhën italiane.

Një fakt tjetër kureshtar nga historia e Radio Bullgarisë është se pas ndërrimit të regjimit më 9 shtator 1944 programet në gjuhën bullgare për jashtë u ndaluan. Transmetimi i tyre u rimëkëmb që në fund të viteve të 50-të të shekullit XX, ndërsa emisionet i ishin drejtuar kryesisht emigracionit bullgar në Amerikën Veriore dhe Jugore të quajtur nga regjimi socialist “emigracion ekonomik”.

Në periudhën 1945 – 1950 në programin e vet kombëtar Radio Sofja transmetonte emisione informative prej dhjetë minutash në rumanisht, serbokroatisht, greqisht dhe turqisht, ndërsa më vonë programet në turqisht, serbokroatisht, greqisht, shqip, spanjisht, portugalisht, arabisht, spanjisht, rusisht dëgjoheshin edhe jashtë shteti...*

Në “audio” mund të dëgjoni se si ka tingëlluar Radio Bullgaria gjatë viteve.

Që nga viti 1992 programet e Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit quhen “Radio Bullgaria”, që nga viti 2004 ekipi i tyre krijon dhe përmbajtjen e sajtit  shumë gjuhësh të BNR-së në internet – me tekst, fotografi dhe zë në 11 gjuhë.

Uebsajti i parë i Radio Bullgarisë (dhe uebsajti i parë i BNR-së në përgjithësi), i dekoruar si sajt i vitit në Bullgari gjatë vitit 2004; QSL-kartolina të Radio Bullgarisë nga 1995-1996, të krijuara nga Teodor Ushev.

Bashkë me ndryshimet pozitive mijëvjeçari i ri filloi dhe me shumë peripeci për ekipin e “Radio Bullgarisë”, siç ishin ndërprerja e transmetimeve në valë të shkurtra dhe të mesme gjatë vitit 2012, mbyllja e seksionit arab gjatë vitit 2016, ndërprerja e streaming-ut (transmetimi 24 orë në ditë në internet) në bullgarisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, serbisht, greqisht, turqisht dhe shqip gjatë vitit 2017 dhe propozimi për “ristrukturimin” e Radio Bullgarisë me pakësimin e numrit të redaksive gjuhësore deri më tri. Ky propozim i fundit provokoi rezistencën e fortë të gazetarëve, të cilët morën përkrahjen e partnerëve të medias, organizatave ndërkombëtare, institucioneve shtetërore, misioneve diplomatike, deputetëve në PE, mediave bullgare jashtë shtetit. Këtu duhet nënvizuar dhe përkrahja e pavlefshme, të cilën Radio Bullgaria e mori nga Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës dhe personalisht nga ambasadorët e atëhershëm Qirjako Kureta dhe Shpend Kallaba.

Duke i rezistuar kohës, Radio Bullgaria vazhdon të ndjekë misionin e vet – çdo ditë të ofrojë informacion të besueshëm dhe të përpiktë nga dhe për Bullgarinë me qëllim të krijojë imazhin e vendit tonë në botë dhe të informojë komunitetet kombëtare dhe bashkatdhetarët tanë, gjuha e të cilëve amtare nuk është bullgarishtja.

Para ekipit të medias tani ka një qëllim ambicioz – të thellojë lidhjet tona me bashkatdhetarët në pika të ndryshme të botës, duke e mbajtur të gjallë lidhjen e tyre me gjuhën dhe kulturën bullgare dhe duke tërhequr përfaqësues të tyre për bashkëpunëtorë. Në të ardhmen e afërt planifikojmë t’ju ofrojmë forma të reja të dhënies së informacionit, të cilat besojmë se do të jenë sipas shijes suaj.

Gëzuar përvjetorin e 84-të të Radio Bullgarisë!

Faleminderit se jeni pranë nesh!

* Në tekst janë përdorur të dhëna dhe fakte historike të mbledhura nga Bozhidar Metodiev, gazetar dhe kujdestar i muzeut të BNR-së.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD