Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.
“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.
“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.
Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit.
Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.
Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..