Atletët bullgarë fituan 4 medalje të argjendta dhe1 të bronztë në Ballkaniadën e atletikës së lehtë, e cila u organizua në Stambollin e Turqisë.
Me medalje të argjendta u dekoruan Milena Mitkova në kërcim së gjati /6.42 m/, vrapuesi Mitko Cenov në distancë 1500 m /3:50.46 min/, Tihomir Ivanov në kërcim së larti /2.21m/ dhe Stanko Stankov në 60 metrat e vrapimit me pengesa /7.88 sek/.
Jollo Nikollov e mori medaljen e bronztë në distancën 3000 të vrapimit /8:14.55 min/.
Në klasifikimin përfundimtar skuadra e Bullgarisë është në vendin e 14-të.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..