Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë muajit shkurt partia GERB mbetet forca e parë politike

Foto: arkiv

Partia GERB me 20,3% përkrahje elektorale mbetet forca e parë politike me pak mbi 2% përparësi para oponentit të vet kryesor - Partia Socialiste Bullgare, tregon studimi i agjencisë “Trend”.

Kriza me mungesën e ujit të pijsjhëm në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore) mbase e ka ndikuar negativisht mendimin publik për qeverinë, komentojnë ekspertët. Partia e ardhshme e drejtuesit televiziv Sllavi Trifonov parashikohet se do të jetë forca e tretë politike. Gjatë muajit shkurt ulet pak miratimi për punën e parlamentit (deri më 20%), derisa qeveria ruan përkrahjen prej 28%.

Vlerësimi për punën e presidentit po kështu është ndikuar negativisht (51%_ e kjo është për shkak të skandalit me përgjimin e bisedës telefonike të Rumen Radevit. Vlerësimi për punën e prokurorisë është duke u rritut, ajo gëzon një përkrahje të konsiderueshme -  28%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD