Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temenuzhka Petkova: Vetëm qeveria është kompetente për projektet energjetike me Rusinë

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova
Foto: BGNES

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se për projektet e përbashkëta energjetike me Rusinë është kompetente vetëm qeveria bullgare. Kështu ajo reagoi pasi dje doli informacioni për bisedën telefonike të Presidentit Rumen Radev me homologun e tij rus Vladimir Putin, në të cilën janë diskutuar projektet e përbashkëta energjetike.

Petkova deklaroi se është befasuar nga fakti se Radevi ka shprehur shpresë për arritjen e marrëveshjes për çmime dhe kushte të favorshme për të dyja palët për furnizimin e gazit natyror rus në Bullgari. “Qeveria është duke zhvilluar negociata me palën ruse që nga viti i kaluar”, shpjegoi zonja Petkova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin

Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..

botuar më 25-05-01 7.35.MD
Borisllav Gucanov

Një e katërta e punëtorëve në vend nuk kanë ose nuk duan një kontratë pune

25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..

botuar më 25-05-01 5.01.MD

“Inteligjenca Ushtarake” bullgare e sheh Rusinë si një forcë destabilizuese

Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..

botuar më 25-05-01 4.42.MD